MariWana Administrator
Numri i Mesazheve : 134 Mosha : 31 Lokacioni : Macedonia / Skopje Data e Regjistrimit : 2007-07-20
| Subject: Planetoidet (asteroidet), Kometat dhe Meteorėt Mon Apr 05 2010, 10:55 | |
| Planetoidet (asteroidet)Gjinden nė hapėsirėn ndėrmjet Marsit dhe Jupiterit. Kan diametėr prej 1 deri mė 800 km. Deri mė sot janė zbuluar mė tepėr se 2000 Planetoide ku mė tė mėdhenj janė: Ceresi, Palladi, Vesti dhe Junona. Lėvizin me shpejtėsi tė madhe rreth boshtit tė paramėnduar edhe atė njė herė pėr 4 orė. Parashikohet se planetoidet janė formuar prej pjesėve tė shkatėruar tė trupave mė tė mėdhenj.
KometatKometat paraqiten si trupa tė veēante qiellorė. Nė tė dallohet koka nė formė tė topit e cila ėshtė e zgjatur nė formė tė bishtit. Kokėn e kometės e pėrbėn bėrthama e cila ėshtė pjesa e vetme e fortė e kometės qė ėshtė e madhe disa km. Koka pėrbėhet prej pluhurit, copave tė forta, materialit tė ndryshėm qiellorė dhe gazrave tė ndryshėm. Bishti i kometės arrin gjatėsi prej disa milion km. Ėshtė i pėrbėrė prej grimcave tė ralla tė gazta: dioksidi i karbonit, azoti, oksigjeni, hidrogjeni, metani, amonjaku etj. Kometat rrotullimin rreth Diellit e bėjnė nėpėr rrugė tė gjata nė formė tė elipsės. Ka rrotullime qė zgjasin edhe me mijėra vite. Prej 5780 kometave vetėm 68 rrotullohen reth Diellit brenda nje periudhe mė tė shkurtėr se 10 vjet. Kėshtu Enka paraqitet ēdo 3 vjet e 3 muaj. Komet e njohur ėshtė edhe kometa e Halejit e cila paraqitet cdo 76 vjet. Herėn e fundit nė tokė ėshtė paraqitur nė vitin 1986.
MeteorėtMeteorėt janė trupa tė errėt, tė fortė, tė ftohtė tė cilat janė formuar nga shkatėrrimi i ndonjė komete apo ndonjė trupi qiellor. Meteorėt mund tė jenė tė vogla me diametėr prej disa centimetra dhe tė mėdha me diametėr prej disa qindra metra. Lėvizin rreth Diellit ndėrmjet hapėsirės planetare me shpejtėsi prej 30 deri 70 km nė sekond. Meteorėt qė bijnė nė Tokė quhen Meteoritė. Mė sė shumti bijnė nėpėr dete, oqeane, vende polare, shkretėtira dhe nėpėr vendbanime tė rralla. Cdo vjet nė Tokė bien rreth 2000 meteorė. Meteori mė i madh qė ka ra ka qenė me peshė 60 tonelata. | |
|