Numri i Mesazheve : 134 Mosha : 31 Lokacioni : Macedonia / Skopje Data e Regjistrimit : 2007-07-20
Subject: Toka si trup qiellor Mon Apr 05 2010, 10:49
TOKA SI TRUP QIELLOR
Toka ėshtė trup i errėt dhe i ngurtė qiellorė i cili prej Diellit mer dritė dhe ngrohtėsi. Ajo lėviz rreth Diellit nė rugėn e caktuar. Toka ka formėn e topit. Pėr formėn e tokės ka pasur tri mendime: primitiv, filozofik dhe shkencor. Botėkuptimet primitive kanė qenė tė shumta si p.sh disa popuj kanė menduar se toka ėshtė njė pllakė e palėvizshme e cila ėshtė e shtrirė nė shpinėn e tri balenave. Sipas indusėve toka ka qenė njė pllakė tė cilėn e kanė mbajt tri elefantė, kurse grekėt e vjetėr tokėn e kanė paramenduar si njė mburojė e rrethuar nga tė gjitha anėt me ujė. Botėkuptimet filozofike paraqesin pėrparim tė rendėsishėm nė lėmin e gjeografisė. Mendimtarėt e parė janė paraqitur nė greqinė e vjetėr e cila njihet si djep i shkencės. Kėshtu Pita Gora i cili ishte themelues i matematikes nė shekullin e VI p.e.s. ka vėrtetuar se Toka si trup qiellorė duhet ta ketė formėn mė tė pėrsosur e cila ėshtė Topi. Aristoteli - baba i shumė shkencave ka vėrtetuar se Toka ka formė tė rrumbullakėt nė bazė tė lėvizjes sė saj kur nė hijen e pėrgjysmuar tė qetė nė Hėnė bėhet errėsimi i Hėnės. Eratosteni baba i gjeografisė jo vetem qė ka thėnė se toka ėshtė e rrumbullakėt, por ėshtė i pari i cili bėri matjen e madhėsisė sė Tokės sipas meridianeve. Botėkuptimet shkencore pėr formėn e tokės janė vėrtetuar nė gjysmėn e parė tė shekullit XVI. Dėshmi mė tė bindshme se Toka ka formė tė rumbullakėt, ka dhėnė ekspedita e Magelanit. Ekspedita ka filluar prej limanit spanjoll Shėn Llukar (1519) me 5 anije dhe 280 njerėz. Ka udhėtuar nė perėndim. Dhe pas tri viteve (1522) ekspedita pėrfundon nė limanin e njejtė me njė anijė e 18 udhėtar. Nė vitin 1929 nė anije ajrore ka kaluar Tokėn rreth e pėrqark per 21 ditė. Nė vitin 1933 Tokėn rreth e pėrqar e ka kaluar njė aeroplan per 7 ditė 18 orė e 7 minuta.
Juri gagarin ėshtė njeriu i parė i cili prej njė lartėsie tė madhe e ka parė formėn e Tokės. Gjithashtu Juri Gagarin me anijen kozmike Vastok rreth e pėrqark tokės ka kaluar pėr 108 minuta.
Nėse e marim parasysh rrumbullaksinė e tokės, shohim se toka nuk ėshtė krejtėsisht e rrumbulakėt, por ka formė elipsoide. Toka nė pole ėshtė e shtypur dhe nga anet tjera e zgjėruar. Sipėrfaqja e Tokės ėshtė 510 milion km2. prej kėsaj sipėrfaqe 361 milin km2 janė ujė kurse vetėm 149 milion km2 janė tokė. Gjatėsia e rrethit ekuatorial ėshtė 40076 km kurrse e meridianit ėshtė 40009 km. Gjatėsia e diametrit ekuatorial ėshtė 12757 km, kurse diametri meridional 12714 km. Vėllimi i tokės ėshtė 1083 miliardė km3.